Të paktën 54 persona kanë humbur jetën në rajonin e Atikës në periferi të Athinës si pasojë e zjarreve që kanë përpirë gjithçka.
Të paktën 1000 shtëpi raportohet se janë shkrumbuar, ndërsa pritet që numri i viktimave të jetë edhe më i lartë.
Kryebashkiaku i Rafines ka thënë se numri i të vdekurve mund të jetë me 3 shifra, pasi ka dyshime se disa njerëz janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët dhe janë mbytur. Për momentin nuk ka njoftime nëse ne mesin e viktimave ka shqiptarë.
Njerëzit kanë pasur vetëm 2 rruge, ose të presin zjarrin ose të hidhen në det. Zjarrfikëset po luftojnë me flakët, ndërsa shumë prej të vdekurve kanë ngecur në makina.
Kryeministri Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Atikas. Disa vende evropiane Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca dërgojnë avionë për neutralizimin e flakëve.