Rektorja e Universitetit të Durrësit "Aleksandër Mosiu, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, në një bisedë të zhvilluar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, ka ftuar të gjithë maturantët që të zgjedhin UAMD si alternativa pozitive për të ardhme të sigurt.
"Përse Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës?
Sepse Universiteti “Aleksandër Moisiu” numëron 20 mijë studentë në të treja ciklet e studimit.
– Ka pasur një rritje cilësore ndër vite. Nisi gjithçka para 12 vitesh me 600 studentë me mesatare shumë të ulët, tani në të gjitha programet e studimit UAMD ka studentë me mesatare mbi 8 (tetë). Përveç programeve të Fakultetit të Studimeve Profesionale, i cili ofron programe dy vjeçare që orientojnë të rinjtë drejt profesionit.
– Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës numëron shumë projekte ndërkombëtare.
– Ka pedagogë të huaj që vijnë e japin mësim në Fakultetin e Studimeve të Integruara me praktikën. Në fund të trevjeçarit studentët e këtij Fakultetit (që ndjek një model gjerman) marrin diplomën Bachelor, por edhe kontratën e punës në dorë.
– Universiteti i Durrësit ka një kampus unversitar që nuk e ka asnjë universitet privat apo publik në Shqipëri.
– Sepse ka një staf akademik me një moshë relativisht të re, të shkolluar në perqëndim, i cili përsoset me përvojën e profesorëve më të vjetër.
– Sepse Universiteti i Durrësit ofron shkëmbime studentore (Erasmus +) dhe tanimë studentët tanë mund të aplikojnë dhe të studiojnë një semestër ose më shumë në një universitet perëndimor", ka pohuar ndër të tjera prof. Sotirofski.





