Imazhe tronditëse vijnë nga plazhi i Argyri Akit në Nea Makri, ku qindra banorë të zonës dhe turistë hynë në det për të mbrojtur veten nga zjarri shkatërrues që po djeg Atikën lindore.
Me zjarrin që kishte përfshirë qytetin dhe shtëpitë e djegura, ata u mblodhën në plazh për t'i shpëtuar flakëve.
Deri tani janë raportuar 50 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur, teksa bilanci i viktimave pritet të rritet në vijim pasi ka mjaft njerëz që rezultojnë të zhdukur.