Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është përfshirë në një aksident në Komoran të Drenasit

Përveç dëmeve të konsiderueshme në makinën BMW X5, nuk është raportuar për të lënduar, shkruan Indeksonline. 

Në vendin e aksidentit ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me shqyrtimin e vendit të aksidentit.

Rruga Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Komoranit, aktualisht është e bllokuar për automjetet.