Kalatën 5 të portit të Durrësit e ka vizituar së fundmi edhe një prej jahteve më të mëdha, “Pelorus”.
Anija me destinacion turistik ka lundruar gjatë natës së të premtes nga porti i Brindisit (Itali) drejt Durrësit, për t’u ankoruar të shtunën paradite.
Jahti me gjatësi 115 metra dhe gjerësi 8.32 metra është një nga mjetet më të mëdha lundruese të këtij lloji që janë ankoruar në portin e Durrësit.
Së bashku me anijen e përmasave të mëdha, si dhe me anijet tregtare dhe tragetet, pasditen e së shtunës më 21 korrik, në portin më të madh të vendit ishin ankoruar edhe 4 jahte të tjera të përmasave të vogla.