Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta me origjinë sahariane i cili do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë rritje të temperaturave.
Ditën e diel, vendi ynë do të mbetet i përfshirë nga vala e nxehtë sahariane. Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 16/34°C
Zonat e ulëta 21/38°C
Zonat bregdetare 22/37°C





