Kantautori i njohur shqiptar Ermal Meta ka nisur turin e tij muzikor, ku së fundmi ka dhënë koncert në Mofletta të Barit ku i ka ndodhur një ngjarje e papritur.

Këngëtari ishte duke kënduar kur ka vënë re një pankartë shumëngjyrëshe të një vajze të vogël në rreshtin e parë ku shkruhej një propozim për martesë, si dëshmi e dashurisë që e vogla ka për Ermalin.

"Ermal të dua, do martohesh me mua?", ishin fjalët që kishte shkruar fansja e quajtur Fracy. Meta ndërpret koncertin, zbret nga skena dhe i afrohet publikut. Aty gjen edhe vajzën që kishte bërë pankartën.

Më pas ai e ka përqafuar dhe puthur përzemërsisht si falënderim për dashurinë që ajo i jep dhe i merr kartonin me vete për tua treguar edhe publikut që ishte aty.