Një qytetar nga Durrësi ka nisur në redaksinë e JOQ një video ku shihet se si një qen masakrohet në mes të ditës. Sipas denoncuesit, personi që kryen aktin makabër është një emër mjaft i njohur për të gjithë.
"Përshëndetje JOQ. Po ju dërgoj një video të regjistruar sot në Durrës. Është këngëtari Hajredin Gjeta që pasi ka masakruar qenin me lopatë, vazhdon i gjuan akoma me tulla në mes të ditës."
Pavarësisht solidarizimit të shumë personazheve publike apo edhe atyre të thjeshtë, që duan kafshët, ngjarje të tilla nuk ndodhin për herë të parë në vendin tonë. Video me pamje të rënda ku kafshët masakrohen e vriten nga njerëzit, janë bërë virale në internet shpesh herë.





