Tirana, Durrësi dhe disa qytete të tjera janë lëkundur në orën 15.05, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 4,5 ballë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit ka qenë në Vorozen të Kavajës, rreth 31 km nga Tirana.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmiologu Rexhep Koçi tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë në aktivitetin sizmik.

“Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë me aktivitetin sizmik. Nuk kemi të dhëna nëse ka të lënduar apo dëme nga lëkundjet, por ne po monitorojmë situatën”– tha Rexhep Koçi.