Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe lideri historik i demokratëve Sali Berisha kanë marrë pjesë sot në homaxhet për aktorin e njohur të humorit, Fadil Hasa.
Të shoqëruar edhe nga deputetët demokratë të Durrësit si Oerd Bylykbashi dhe Fatbardha Kadiu, si dhe kreu i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, Basha dhe Berisha kanë qenë të pranishëm gjatë homazheve që po mbahen në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës.
Fadil Hasa ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, duke lënë pas dy vajzat e tij.





