Vatra e tërmeteve në detin Adriatik është ende aktive, pasi në orët e para të mëngjesit një tjetër goditje tërmeti është regjistruar në Budull të Durrësit.
Sipas IGJEUM, lëkundja është shënuar në orën 04:52, me magnitudë 2,5 ballë.
Megjithëse ka pasur edhe lëkundje që variojnë 1.7 apo 1.8 ballë, thuajse të papërfillshme për sizmiologët, tërmetet që vazhdojnë të pasojnë ata të datës 4 korrik dëshmojnë se shtresat tektonike janë ende të pastabilizuara, ndërsa zona që është goditur më shumë është Gjiri i Lalzit.





