Këtë të premte i është vënë flaka Muzeut Etnografik në qytetin e Gjirokastrës…

Por mos u shqetësoni, e gjithë skena ka qenë e organizuar si një situatë simuluese në rast të rënies së zjarrit në zonat muzeale të qytetit.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë fakti se zjarri i është vënë pikërisht shtëpisë së Enver Hoxhës, për të demonstruar se shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri, përfshi këtu edhe sistemin e ambulancave.

Muzeu Etnografik në fakt është shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Vetëm vjet qeveria akordoi rreth 31 mln lekë për ta restuauruar këtë objekt, të cilit ju ndryshua emri pas viteve 90’ në atë që njihet si “Muzeu Etnografik” në Gjirokastër.