Moti nuk do t’ju zhgënjejë këtë fundjavë për të gjithë ata që kanë bërë planë të veçanta apo për të shkuar në plazh.

Sipas sinoptikanëve, kjo fundjavë sjell kthjellime në 85% të vendit, ndërsa vranësira lokale zhvillohen kryesisht në Veri – Verilindje ku do të ketë edhe shira të izoluara.

Po kështu moti do të shoqërohet të shtunën e të dielën me rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C.

Kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet me një erë të lehtë nga juglindja dhe veriperëndimi deri 8 m/sek, ndërsa prej mesditës në brigjet e Jonit do të fitojë intensitet deri 14m/sek.

Valëzimi i forcës 3 dhe 4 do të jetë më i theksuar në bregdetin jugor. Ndaj shijoni diellin veror, plazhin por kujdes nga dallgët.