Ambasada amerikane ka këshilluar sot gjithë të interesuarit për viza në SHBA të jenë të kujdesshëm dhe të mbrohen nga mashtrimet në internet.

Me një sqarim në faqen e vet në “Facebook”, ambasada këshillon gjithë shqiptarët se “Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike”.

Mesazhi i ambasadës:

️ | Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t'ju ndihmuar! #AskAnna