Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet në të gjithë zonën e Porto-Romanos.

Gjendja e emergjencës u votua në unison nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak, të pranishëm në mbledhje.

Një ndër zonat më problematike në Durrës është vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano.

Kryekëshilltari i PD-së, Armand Teliti, më shumë sesa për kredo politike dhe se ky ishte një propozim i bërë nga PD e Durrësit në vite dhe kërkoi që autoriteti përkatës për të menazhuar situatën duhet të jetë Këshilli Bashkiak e jo kryebashkiaku Vangjush Dako.

K.H.