Ngjarja e rëndë e fundjavës që lamë pas në Havana të Dhërmiut ka ndezur edhe njëherë debatin për sigurinë e pushimet në jug të vendit.
Juristja e diplomuar në La Sapienza, Enida Bozheku, njëherazi aktiviste e njohur e protestave civile, teksa e komenton në kontekstin e një realiteti të trishtë, thotë se Durrësi është zgjedhje me e mirë edhe pse vetë, siç thotë është nga jugu.
“Po, pushimet në Durres, këtej nga Iliria e tutje, me qetësi, rehati, 5 çadra, po ato njerëz të përvitshëm, pastër, çmimet njerëzore, quhet?! Sa për detin, vërtetë s'eshte si i Jonit, po ama bundra të silikonosura, armëmbajtës – kriminel dhe tangërllik pabuksash 11 muaj e bosa 1 muaj nuk t’i sheh syri. E të mendosh që nga ato anët e bukura të jugut përrallor jam dhe vetë, po grosha më pëlqen për dimër me pak bukë veç!” shkruan Bozheku.





