Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka publikuar këngët e albumit të saj të ri gjatë kësaj kohe dhe po punon për klipet muzikore.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Bebe ka treguar edhe prapaskenat e klipit të këngës "I'm a Mess". Këngëtarja shqiptare shkruan se ka shkuar në një vend për të xhiruar, ku është frikësuar për vdekje pasi aty ndodheshin 103 shpirta.
"Ne xhiruam videon e "I'm a Mess" në një teatër të pushtuar e të braktisur. Unë fillova të qaja me të madhe. Kur një media kishte shkuar për të xhiruar aty, raportoi se 103 shpirtra ishin vizitorë në atë vend. Kurrë nuk i kam besuar kësaj gjëje deri tani, por sot i besoj!"





