Vetëm një vit më parë, modelja shqiptare Vivian Canaj i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin biznesmen. 

Një shoqe e modeles ka zbuluar përmes një komenti se Vivian është në pritje të fëmijës së parë, teksa i shkruan: "O barku jot i bukur që po rritet nga dita në ditë."

Në fakt nga fotoja, dukej barku i rrumbullakosur i modeles, por komenti i mikeshës e ka konfirmuar shtatzëninë.

Vivian Canaj njihet ndryshe si modelja shqiptare e markave të huaja, e cila na ka përfaqësuar në shumë evente bukurie.