Los Angelos është përfshirë nga temperatura shumë të nxehta në këto ditë, por kjo se ka penguar aspak Jennifer Lopez që të stërvitet.

Këngëtarja 48-vjeçare dukej shumë serioze dhe e përkushtuar në një foto të publikuar në Instagram ku shfaqet duke bërë ushtrime.

E veshur e gjitha me të bardha, nëna e dy fëmijëve ka treguar që është në superformë. Me fytyrën pak të skuqur nga lëvizjet dhe pak buzëkuq, ylli i pop-it dukej e mrekullueshme.