Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka nisur të jetë mjaft aktive në rrjete sociale.

Aktualisht ajo është duke pritur fëmijën e saj të parë, i cili do të jetë djalë. Megjithatë në foton që ka publikuar Ajola duket mjaft në formë dhe elegante.

Kohët e fundit ajo është marrë me regjinë e klipeve të ndryshme të artistëve si kantautori Alban Skënderaj, këngëtarja Miriam Cani, këngëtari Andos, reperi Noizy.