Krimi shqiptar po fiton territor në Itali në trafikun e drogës, raportojnë këtë të premte mediat italiane duke cituar një raport të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet kundër drogës, në policinë italiane.

Rezultatet e raportit për vitin 2017 tregojnë në veçanti “agresivitetin” e organizatave kriminale, marokene, nigeriane dhe shqiptare, raporton “Secolo d’Italia”.

Shqiptarët në veçanti, si provë e një hapi të madh në kapacitetin e tyre operativ, ndryshe nga grupet e tjera kriminale, kontrollojnë rrugët e trafikut për në Itali si dhe rrjetin e shpërndarjes në territorin italian”, raporton “La Repubblica”.

Më tej në artikull, përmendet një rritje e numrit të shpërndarësve të drogës të arrestuar, pjesa më e madhe të cilëve nuk janë italianë, por marokenë, shqiptarë dhe afrikanë.

Droga vazhdon të mbërrijë në Itali veçanërisht nga deti, evidenton raporti.