Marrëdhënia e balerinëve shqiptarë, Albi Nako dhe Klaudia Pepa ka qenë nga më të komentuarat për disa muaj më radhë.
Para një viti ata bënë publike ndarjen e tyre, por njëkohësisht treguan se vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë miqësore, pavarësisht se Klaudia jeton në Itali ndërsa Albi në Shqipëri.
Ndërsa kohët e fundit Albi u përfol se është në një lidhje dashurie me një tjetër balerinë nga trupa e tij e baletit, Alba Hoxha. Edhe pse ata janë kapur shumë herë bashkë me pushime, si Albi ashtu edhe Alba e mohuan se janë të lidhur.
Pavarësisht kësaj, duket se Klaudia nuk i ka problem thashethemet që janë bërë kohët e fundit për ish-bashkëshortin. Ajo sapo u zbuloi fansave të saj se marrëdhënia mes saj dhe Albit dhe Albës është mjaft e mirë, pasi në foton e postuar në InstaStory i ka etiketuar të dy.





