Një studenti në universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” i ka rënë të fikët paraditen e kësaj të premteje në ambientet e brendshme të fakultetit në Currila.

Shokë dhe studentë të tjerë që ndodheshin aty, në panik kanë telefonuar menjëherë urgjencën për të dërguar një autoambulancë në universitet. Por sipas denoncimit që dëshmitarët kanë bërë pranë redaksisë së “DurrësLajm”, autoambulancë nuk kishte të lirë për momentin dhe i duhej të vonohej rreth 30 minuta.

Dëshmitarët që telefonuan urgjencën, thonë:

“Na u përgjigjën nga ana tjetër e telefonit, që duhet të prisni rreth gjysmë ore… Kështu e morëm me makinë të rastit dhe e dërguam vetë tek urgjenca e spitalit”.

Mësohet se moti i nxehtë me temperatura të larta, dhe emocionet e studentit që ishte vetëm pak minuta para se të futej në provim, mund të kenë qenë shkaqet që i ranë të fikët.