Edhe pse jemi në kulmin e stinës së verës, shirat mesa duket do të jenë të pranishëm edhe këtë fundjavë. Sipas Meteoalb fundjava sjell pjesërisht shira në disa qytete të vendit.
Por për të gjithë ata që kanë marrë pushimet dhe kanë preferuar të shkojnë në bregdet moti do të jetë i mirë dhe temperaturat do të jenë të larta.
Sipas "Meteoalb", planet e pushuesve në zonat bregdetare nuk do të prishen, përjashtuar nga një forcim i përkohshëm i erës gjatë ditës së diel.





