Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së premte paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Sërish pasditja sjell vranësira kalimtare në ekstremin Verior dhe zonat Juglindore, ndërsa vijon dominimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 15 deri 36°C, maksimumi i pritshëm në Jugperëndim të vendit.

Era do të fryjë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor

– Perëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzim 1 – 2 ballë.

EVROPA

Kontinenti Evropian, në pjesën më të madhe të tij dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm do të ketë në zonën e Alpeve të Europës dhe pjesërisht në zonat Qendrore të saj.