Në Kuvend sot është duke u diskutuar ligji për Teatrin, i cili nëse kalon, i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese.

Deputetet e opozitës dhe maxhorancës janë duke debatuar, ndërsa shumë artistë po qëndrojnë jashtë në shenjë revolte kundër këtij ligji.

Por ende pa u votuar ligji, forca të shumta policie kanë mbërritur në Kuvend, për të pasur çdo gjë nën kontroll, pasi mund të ketë dhe trazira.