Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi ditët e fundit ndodhen me pushime në Sardenja. Dyshja herë pas here kanë publikuar foto në rrjetet sociale dhe ditën e djeshme kanë festuar ditëlindjen e Getit.
Dhe sa herë që poston foto Marina asnjëherë nuk i shmang dot lajmet për veten. Pak minuta pas këtyre fotove, nisën edhe ngacmimet në komente, duke krijuar aludime: “Ka veshur apo nuk ka veshur rroba banje?”
Nga sa duket, pyetja nuk kishte përgjigje madje nuk ka nevojë as që Marina të vijojë me postimin e fotove të tjera për të treguar rrobat e banjës.
Megjithëse koplimentet dhe komentet në profilin e saj nuk ndalen, madje as pyetjet për veshjet e banjës, si përherë, Marina vendos të heshtë në të tilla raste kur “veprat” flasin vetë. Ajo ka veshur bikini pasi duken rripat e lëshuar anash.





