Këngëtarja e njohur shqiptare, që ka kaluar tashmë kufijtë në gjithë botën, Era Istrefi, festoi dje ditëlindjen. 

Ajo nuk ka pritur që të tjerët t’i bëjnë dhurata të shtrenjta, por ka shkuar në një nga firmat më të njohura në botë dhe ka blerë çdo gjë sipas shijes së saj. Era ka publikuar në “Instagram” disa fotografi në të cilat shihet e ulur në një pjesë të dyqanit të “Chanel”.

“Duke i blerë vetes disa dhurata”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Më pas në një foto tjetër, shihet që ka psonisur edhe në disa marka të tjera po aq të shtrenjta, si “Gucci”, “Burberry” etj.