Tërmeti që ka rënë paraditen e sotme me epiqendër në gjirin e Lalëzit ka shkaktuar dëme tek stacioni i pompimit në Fushë Kuqe.

Burime nga grupi i punës që operon në këtë stacion ka bërë të ditur se tubacioni ka pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që është stakuar edhe energjia elektrike.

Për shkak të tërmetit janë dëmtuar shkarkuesit e zbarrave 110 Kilovolt në nënctacionin Lac 1 dhe Lac 2 nga të cilët furnizohet me energji elektrike stacioni i pompave në Fushë Kuqe.

Grupet në terren po punojnë për rikthimin e normalitetit..