Në një kohë kur u raportua se në një prej sallave të Kuvendit ishte çarë muri pas tërmetit 5.2 ballë që goditi Tiranën, institucioni e ka mohuar këtë fakt.
Përmes një reagimi për mediat, Kuvendi bën me dije se nga lëkundja nuk ka pasur asnjë dëmtim, ndërsa puna vijon sipas agjendës së ditës.
REAGIMI I PLOTË
Reagim i Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me lajmet e pasqyruara në mediat, ku thuhet se: “Si pasojë e tronditjes së fortë, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit”.
Ju bëjmë me dije se, pas verifikimeve të kryera në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancës plenare, ju informojmë se nuk ka pasur asnjë dëmtim nga lëkundjet e tërmetit.
Puna në Komisionet Parlamentare vijon sipas agjendës së rendit të ditës
Faleminderit.





