Pasditën e të martës është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij djali i madh i këngërares Tina Turner, Craig Raymond Turner, 59 vjeç.
Teksa mediat e huaja thonë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, departamenti i Kontrollit të Mjekësisë në Los Anxhelos konfirmoi lajmin se djali i këngëtares zvicerane të lindur në Amerikë u gjet i vdekur në Studio City, Kaliforni, me një plagë arme.
Craig ka lindur në vitin 1959 si fryt i lidhjes së Tina Turner dhe të dashurit të saj Raymond Hill, një saksofonist për grupin Kings of Rhythm. Craig punonte së fundmi si agjent i pasurive të patundshme në Luginën e San Fernando.





