Ujesjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të defekteve që ka pësuar tubacioni kryesor 700 mm.
Aktualisht bëhet me dije se është stakuar pompimi i ujit në stacionin e Fushë Kuqes. Katër grupe të brigadës së avarisë kanë filluar të riparojnë 10 çarje të tubacionit kryesor në fshatrat: Dukagjin, Tarin, Lukje dhe Shkafane.
UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve per këtë situatë të përkohshme.





