Ndonëse para pak kohësh iu thye zemra nga ndarja me aktorin Joshua Sasse, këngëtarja e njohur, Kylie Minogue duket më e dashruar se kurrë me të dashurin 7 vjet më të ri.
Kylie ka treguar me postimet në Instagram dashurinë që ka për të dashurin e ri Paul Solomons, drejtorin krijues të edicionit britanik GQ dhe të dy kanë pozuar duke shkëmbyer puthje e përqafime.
Ai është 7 vjet më i ri se diva e muzikës pop, por dashuria mes tyre është shumë e madhe. Embëlsia e përqafimit të tyre përpara skyline të New York ka mbledhur në pak orë 46 mijë pëlqime.





