Nuk janë të pakta rastet kur të famshmet shqiptare akuzohen se kopjojnë vajzat e huaja me famë për mënyrën sesi vishen, realizojnë klipe ose foto, apo edhe për modelet e flokëve.

Por ka dhe nga ato raste kur personazhe të njohura shqiptare, akuzojnë të huajat për kopje, siç është rasti i moderatores së Top Channel, Luana Vjollca, e cila si me shaka ka “akuzuar” divën e muzikës botërore, Beyonce se i ka kopjuar modelin e flokëve.

Ao i ka shkruar Mbretëreshës Bey në një foto të publikuar në Instagram, ku kjo e fundit shfaqet me flokët gjysmë të kapura, njësoj siç preferon t’i mbajë kohët e fundit Luana.

"Pse mi ke kopjuar edhe ti flokët moj",-i ka komenton Luana-Beyonce-s, teksa e shoqëron me një emoji duke qeshur komentin e saj.