Gazetarja sportive Ilda Bejleri është padyshim një prej femrave më të komentuara të showbizit shqiptar. Fotot e saj provokative dhe tepër seksi tërheqin gjithmonë vëmendjen e komentuesve në rrjete sociale, të cilët nuk lënë rast pa e komentuar, madje ka dhe nga ata që e ofendojnë.

Së fundmi, Ilda ka pozuar me një fustan të kuq të ngushtë ku dukej tepër provokuese dhe seksi nga studio e emisionit sportiv. Mirëpo, komentuesve nuk i ka shpëtuar ky detaj, duke i thënë se po thyhet në mes për të reklamuar të pasmet dhe nuk e kuptojnë këtë lloj pozicioni për të bërë foto.

Por moderatores me sa duket i ka ardhur në majë të hundës me këto komente dhe iu është kthyer e revoltuar.

“Çfarë nuk kuptoni mi gra? Një foto është. Sikur s’keni parë me sy, shifi kontrolloji se në vend do i kesh dhe ti. Por siç thotë dhe populli, duhet me pas dy b… një ta çash, e një ta mbash me u mor me ju”.