Vendi sot do të karakterizohet nga një mot i kthjellët, përjashtuar orët e pasdites kur shfaqen vranësira në zonat veriore dhe në kufirin lindor. Ndërsa mundësitë për shira janë të pakta.
Sipas "Meteoalb", temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë, duke shënuar maksimumin 34-35 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 25 km/h në drejtimin perëndimor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzimi 1 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 15/33°C
Zonat e ulëta 18/34°C
Zonat bregdetare 18/33°C





