Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë në kuadër të turit të llogaridhënies me qytetarët. Por ndjekësit në “Facebook” i kanë bërë pyetje të shumta kryeministrit dhe disave prej tyre shefi i qeverisë iu ka kthyer përgjigje.
Një nga qytetarët i kërkon Ramës të mos tallet me njerëzit sepse kanë halle, por përgjigja e kryeministrit ka qenë e papritur dhe disi e ashpër.
Komentuesi: Uauuu o zot qa del e tallet ! Po kan hall te shkretet e sa e sa ka , qe Jane edhe me keq se këta.
Rama: Avash mos e hap gojen shume se mos te hyn ndonje mize e na mbytesh ne uauuuu e siper dhe fute ne koken tende qe une jo vetem nuk tallem, po e bej kete pune me perkushtimin me te madh! Nuk me detyron askush te dal ne diell a ne te ftohte nga zyra e te bej nje fushate te tere dy muaj jo per vota, po per te degjuar keta njerez e mesuar prej tyre gjera qe ti as e ke dot idene cfare jane e si mesohen ne kete rast… Po vetem nje mendje e mbyllur sa nje berthame qershie, mund te imagjinoje se e gjitha kjo u beka per t’u tallur! Hajde mendje hajde
Komentuesi: Bej ndonje gje te hairit per kete vend te mjeruar
Rama: Ketij vendi te mjeruar i merr te keqen ti Kleant, ky eshte vend i bekuar qe ra ne duar te keqija per shume e shume vite me radhe dhe po e merr veten pak nga pak, e do te ngrihet e behet sic e duam me shume pune, me shume sakrifica e me shume durim!





