Pas fundjavës së shkuar që tregoi se kishte pasion kalërimin, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me anë të disa fotove dhe një videoje ka treguar sot për publikun një tjetër pasion: atë për bletët.
Tahiri, i cili i shpëtoi pak kohë më parë “arrestit shtëpiak” pas akuzave të opozitës për lidhje me Habilajt, ka zgjedhur të pushojë këtë fundjavë jashtë kryeqytetit, në një fshat.
Ish-ministri ka veshur edhe uniformën përkatëse teksa merret me ndarjen dhe rregullimin e bletëve. Tahiri ka lënë mjekër dhe në disa foto shihet duke ngritur dolli me raki.
“Një thumb larg”, shkruan Tahiri krahas videos së postuar në “Facebook”, ndoshta duke përcjellë në vetvete dhe një mesazh thumbues.





