"Kush e eleminoi shoferin e familjes mafioze Xhafaj?"

Është kjo pyetja që ngre ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij në Facebook, për vrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm.

Berisha e konsideron ekzekutim mafioz, vdekjen e 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja, teksa shkruan se ka filluar qërimi i hesapeve mes familjeve mafioze të pushtetit.

STATUSI I PLOTË

Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.

Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!
Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.
Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?
apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb

Mediat japin kete lajm te shkurter:

“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.
Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”