Bleona Qereti ka folur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ edhe për librin e saj i cili pritet të dalë shumë shpejt në treg.
Bleona ka rrëfyer se në këtë libër do të paraqesë të gjitha marrëdhëniet e jetës së saj personale.
Bleona Qereti u shpreh se në këtë libër do të jetë e gjithë historia e jetës së saj.
“Ku kam lindur dhe deri ku kam arritur në këtë pikë të jetës time. Është një biografi, me këtë dua që njerëzit të kuptojnë se pas Bleonës, takave, diamanteve dhe jetës në Instagram ka një sakrificë shumë të madhe”, tha Bleona.
Mesazhi i fortë që ka libri sipas Bleonës është që: ‘Fatin tënd e ke në dorë ti, nuk mund të përcaktojnë rrethanat ku ke lindur se si do e kesh ti jetën’.





