Sam Smith i ka dhënë fund lidhjen me aktorin e '13 Reasons Why', Brandon Flynn. Çifti ishin në një lidhje që nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe Sam pretendoi se kishte gjetur lumturinë.
Por mesa duket gjithçka ka mbaruar shpejt. Këngëtari ka fshirë të gjitha fotot me Brandon nga rrjetet sociale. Për më tepër Flynn shkoi në Paradën e LGBT në New York vetëm me shokët e tij, duke përshirë dhe aktorët e '13 Reasons Why', Tommy Dorfman dhe Kate Walsh.
Të dy e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram, por fotot e Sam mbeten akoma në profilin e Brandon, përfshirë edhe një status ku aktori shkruan: "Ai është një engjëll! Ai më bën aq të lumtur."





