Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nuk i kursen sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes një reagimi në “Facebook”, Vasili i është kundërvënë kreut të qeverisë për deklaratat e këtij të fundit për negociatat e Shqipërisë.
Vasili i ka dhënë një këshillë me ironi Ramës, duke i kujtuar një shprehje të shkrimtarit dhe dramaturgut irlandez, Oskar Wilde: “Ndonjëherë është më mirë të qëndrosh i qetë dhe të dukesh budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim që je i tillë”.
REAGIMI I VASILIT:
Kryeministër mos fol me për negociatat, se hoqe çdo dyshim qe je budalla.
Kryeministri me gjuhen e varfëruar deri ne shkretim dhe me logjiken grope si goje pa dhembe, gajasi dynjanë me kete mbylljen e negociatave qe ja tregojnë si hapje dhe ky e thote dhe e thotë pa pushim.
Ndaj per ta ndihmuar kete kryeminister qe vetem tall e percmon veten dhe qe s’ja var më trasten njeri,vlen keshilla monumentale e Oskar Wilde qe thote:
“Ndonjehere eshte me mire te qendrosh i qete dhe te dukesh budalla se sa te hapesh gojen dhe te heqesh cdo dyshim qe je i tille”.





