Kryeministri Edi Rama iu ka uruar ditë të mbarë ndjekësve të tij në “Facebook” me një video me pamje nga Ulëza. Një destinacion sipas shefit të qeverisë që është fantastik, tashmë edhe me pamje të re pas ndërhyrjeve të bëra.

“MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje nga Ulëza e rilindur në një destinacion turistik fantastik, më pak se dy orë larg nga Tirana, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.