Së bashku me kolegun e saj, Ervin Salianji, deputetja e Durrësit Fatbardha Kadiu ka mbërritur në seancën e sotme parlamentare më një “Toyota Yaris”, që është kthyer tashmë në simbolin e automjeteve me të cilat transportohen paratë e pista drejt vendit tonë.

“Sot ne shenje proteste dhe pergjegjshmerie qytetare u nisem bashke me kolegun Ervin Salianji nga porti i qytetit tim drejt korridoreve te pushtetit me nje “Toyota Yaris” qe transportojne milionat e droges qe lene vendin tone jashte dimensionit europian”, shkruan Kadiu në një postim në Facebook.

Dy deputetët demokratë tentuan të fusnin në Kuvend dy çanta të stampuara me euro, duke vijuar kështu në të njëjtën vijë me liderin e tyre Lulzim Basha, që një javë më parë në parlament akuzoi deputetin Taulant Balla se do t’i mbërrinin 1.5 milion euro para droge përmes një makine “Toyota Yaris”.