Të ndryshme në atë që bëjnë në jetë por tre bukuroshet shqiptare i bashkon 28 qershori pasi kanë datën e lindjes. Bëhet fjalë për këngëtaren Flaka Krelani, modelen Adrola Dushi dhe moderatoren Elita Rudi, të cilat janë të njohura për publikun shqiptar për sukseset që kanë arritur në muzikë, modeling dhe moderim.
Flaka Krelani, këngëtarja e njohur nga Kosova mbush sot plot 29 vjeë. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka shkruajtur:
"Duke hyrë në të 29-tat si… Faleminderit Zot për një vit tjetër që do ta jetoj në maksimum! Faleminderit të gjithëve që e bëtë kaq special. Jam e bekuar!"
Ndërsa Adrola Dushi, modelja që është zhvendosur në SHBA, sot feston 25-vjetorin. Ajo ka bërë një urim për veten e vogëlushin e saj në Facebook, ku shkruan për vitet që kanë kaluar, për vitet që do të vijnë dhe për ndjesitë e përjetuara.
"Sot u bëra 25 vjeç. Në këto 25 vite në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe më pak të mira. Ndihem pak çuditshëm dhe s’e kuptoj tamam se çfarë po ndjej, por ndjesia më e mirë është se jam shumë falenderuese ndaj Zotit dhe çdo personi që ka hyrë në jetën time. Jam me fat për familjen time, për të afërmit e mi, për shoqërinë time, për ata njerëz që kanë besuar tek unë. Falë të gjithëve ju, unë jam Adrola. E di që kam dhe shumë vite për të jetuar, për t’u rritur, për të mësuar, për t’u forcuar e për të mos u trembur nga surprizat që jeta i sjell, por sinqerisht shumë herë jam ndjerë e thyer dhe shumë e lodhur. Dhe ka mjaftuar një shikim, një fjalë, një puthje a përqafim prej birit tim që gjithçka të ndryshojë. Troi i mamit, ti je drita ime e syve dhe je bekimi më i madh në jetën time. Ti je suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja ime. Koha që ‘vjedh’ nga ty është gabimi që më peshon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithë jetën do jem e përulur para teje dhe gjithë jetën do jem për ty. Të dua shumë, sa qielli, sa bota, sa gjiiiiithë yjet, hëna dhe dielli bashkë dhe shpresoj që një ditë të të bëj sadopak krenar. U bëfsha edhe 100 vjeç o shokëni e shoqeni, me ju dhe me familjen time të shtrenjtë pranë. Zoti ju bekoftë të gjithëve për dritën që keni sjellë në jetën time."
Elita Rudi, moderatorja nga Kosova ka festuar ditëlindjen e 25-të në krah të partnerit të saj Gjiko dhe nuk kanë munguar surprizat. Në një video romantike të mbushur me lule, Elita shkruan:
"Ti e di që unë nuk jam perfekte por ti më bën të ndihem perfekte dhe e bukur në çdo mënyrë. Të dua."





