Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës në Kuvend për dështimin e tij në mos hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe shtyrjen e tyre në 2019.

Por për kreun e qeverisë kjo është një histori suksesi dhe nuk ka arsye të japë dorëheqjen.

"Kam marrë ftesën për të shkuar në Bruksel për të nisur diskutimin për punën përgatitore. Këta thonë jepni dorëheqjen. Do flas me kryeministrin e Maqedonisë dhe do iu kthej përgjigje. Patjetër, por kur të jeni në pushtet. Ka kohë. Ne kemi datën këto thonë “jo”. Në qershor e kanë problem se atëherë i pësojnë goditjet. Do vije qershori tjetër dhe një rrugë e dy punë. T’ju rregullojmë mirë siç e meritoni. Në korrik vjen ekipi i Komisionit Europian. Nuk kemi opozitë dhe opozitën e kemi në terren ne rrjetet sociale, po këtyre ca do ti bëjmë? Jemi vetëm edhe qeveri edhe në opozitë. O zot po budallallëkun pse e le pa kufij?"– tha Rama.