Era Istrefi do të performojë në natën finale të kampionatit botëror të futbollit.
Këngëtarja kosovare do të fluturojë shumë shpejt drejt Rusisë për tu përgatitur për finalen e 15 korrikut.
Por para se kjo të ndodhë, Era u ndal në Tiranë, ku dhe zhvilloi një takim me Presidentin Ilir Meta, të cilët bashkë me disa artistë të tjerë, mbrëmjen e kaluar ndoqën ndeshjen Zvicër-Kosta Rica.
Ndeshja u mbyll në favor të Zvicrës, falë golit të shqiptarit Blerim Xhemaili. E pyetur nëse ajo do flasë shqip gjatë performancës për të shfaqur anën shqiptare, Istrefi u përgjigj: ‘Do e gjej mënyrën’.





