Deputeti demokrat Ervin Salianji ka suprizuar edhe këtë të enjte në parlament teksa ka mbërritur në selinë e Kuvendit me një automjet "Toyota Yaris" dhe dy çanta letre të stampuara me euro.
Simbolika lidhet me ngjarjen në portin e Durrësit ku u kapën 3.4 milionë euro kontrabandë në dy makina "Toyota Yaris".
Seanca plenare vjen fill pas vendimit të BE për shtyrjen e negociatave në qershor të 2019, duket se jashtë debateve mes qeverisë dhe opozitës nuk do të mbetet as kjo çështje.





