Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora vazhdon të përkrahë të gjithë të prekurit e dhunës seksuale në Kosovë.

Në një postim në InstStory me një foto ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës, Rita shkruan:

"Kam takuar aktiviste të mrekullueshme nga QKRMT, që kanë mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. U preka shumë kur dëgjova historitë e tyre. Jam shumë krenare që po mbështes fushatën “Bëhu Zëri Im”, duke luftuar diskriminimin me të cilën ato përballen dhe besoj që edhe ti mundesh që të ndihmosh."

Fushata ‘Zëri im’ organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës dhe përkrah të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.