Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është detyruar të ndërpresë koncertin e saj në Denver të SHBA-së dhe është larguar duke qarë.
Dua ka shpjeguar në një postim në rrjetet sociale se është detyruar të ndërpresë shfaqjen për shkak të një infeksioni në vesh dhe dhimbja ishte e pa përballueshme.
"Mendova se do t’ia dilja, por ishte mjaft e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse vazhdoja shfaqjen do të shkaktoja dëme të përhershme në vesh"-ka thënë ndër të tjera këngëtarja.





